Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria Speciale, derisa gjatës seancës, Dejan Vasiç – avokati i Milenkoviç-it edhe një herë ka kërkuar që ftohet si dëshmitar “mbrojtës” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, meqë ky i fundit kishte qëndruar në paraburgim në burgun e Prishtinës ku kishte punuar si gardian Milenkoviç
“Sot kemi marrë pëlqimin e prokurorisë, gjykata do të vendos nëse do të dëgjohet Kurti dëshmitar. Kurti do të ishte një nga dëshmitarët e besueshëm. Kryeministri tha se do të vijë në cilësinë që do ta thërras gjykata. Ne nuk e ftuam të flas asgjë tjetër përveç të vërtetës për atë kohë – atë që ndodhi, e cila lidhet me veprimet dhe sjelljen e Dragishës në burgun e Prishtinës”, tha Vasiç, raportin mediumi serb Kossev.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Vasiç kishte theksuar se klienti i kishte dhuruar libra Kurtit, teksa po qëndronte prapa grilave dhe kishin kaluar shumë kohë duke biseduar.
“Albin Kurti ishte paraburgosur në kohën kur i dyshuari Dragisha ishte duke punuar në burgun e qarkut në Prishtinë. Nga ana e tij, ai duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij ndaj kryeministrit aktual dhe i paraburgosuri i atëhershëm Albin Kurti, të cilit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, me të cilin ai kaloi shumë kohë duke biseduar”, pati theksuar ai.