32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski në takim me ambasadorin evropian Gir: Theksohen përkushtimi i fuqishëm evropian i VMRO-DPMNE-së si qeveri e ardhshme, qytetarët meritojnë një të ardhme evropiane

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski, realizuan takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, David Gir.

Në takim është theksuar përkushtimi i fuqishëm evropian i VMRO-DPMNE-së si qeveri e ardhshme, e cila është një nga tre postulatet kryesore të veprimit, krahas luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik.

Siç njoftojnë nga partia, Mickoski tha se shteti duhet të transformohet në çdo fushë dhe të përmirësohet dukshëm jeta e njerëzve.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do t’i bazojë veprimet e saj ekskluzivisht në ligje dhe nuk do të praktikohen keqpërdorime si të qeverisë në ikje me flamurin evropian.

U konstatua se qytetarët meritojnë një të ardhme evropiane dhe ajo duhet të vijë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit