19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Plagosja në Pejë, Mjeku: Babai me dy djemtë janë të plagosur me armë zjarri, njëri në gjendje të rëndë

Dyshohet se babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë.

 

Siç ka deklaruar në media mjeku kujdestar Besnik Ibraj njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

 

Rezulton që është babai me dy djemtë e plagosur. Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit