26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Humanistit kosovar Halil Kastrati i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga presidenti Erdoğan

Humanisti kosovar, Halil Kastrati, është shpërblyer me “Çmimin e Mirësisë” të cilin ja ndau presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Türkiyes (TDV), transmeton Anadolu.

Humanisti Kastrati, i cili është drejtues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren, por edhe me qendra në qytetet tjera të Kosovës, në rrjetet sociale njoftoi lajmin duke shprehur “ndjenë, obligim dhe motivim” për çmimin e marrë në Ankara.

“Ndihem i nderuar dhe i priviligjuar të marr sot ‘Çmimin e Mirësisë’ nga presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Türkiyes. Duke e ndjerë këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të shoqatës sonë”, shkroi Kastrati.

Ai tutje për nderimin e bërë falënderoi presidentin Erdoğan, kryetarin e Dijanetit të Türkiyes, Ali Erbaş, drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Türkiyes, Izani Turan.

“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”, shkroi Kastrati në reagimin e tij pas ceremonisë.

Kastrati njihet për veprimtarinë e tij humanitare në trojet shqiptare dhe në diasporë. Ai bashkë me ekipin e “Jetimat e Ballkanit” ka ndërtuar mijëra shtëpi dhe ka mbështetur financiarisht shumë qytetarë të sëmurë për shërim në Kosovë dhe jashtë vendit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit