Në një kumtesë për mediar, Qeveria e vendit ka kërkuar që të ndërpriten punimet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, të cilat fulluan dy muaj më parë. Në kumtesën e Qeverisë së RMV-së thuhet:
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi kërkoi mendim nga Gjykata Kushtetuese, shqyrtoi rastin me shfrytëzimin dhe zhvillimet rreth stadiumit të ri në Tetovë dhe solli disa konkluzione.
Qeveria në arritjen e konkluzioneve të mbledhjes së sotme ka marrë parasysh edhe dispozitat e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponimin me sendet në pronë shtetërore dhe me sendet në pronë komunale, sipas së cilës kompetencë të lejojë shfrytëzim të përhershëm dhe të përcaktojë përfundimin e së drejtës së shfrytëzimit, ka vetëm Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Është konstatuar se Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë duhet të përgatisë informacione të plota lidhur me statusin e Stadiumit të Ri të Futbollit – Tetovë, PK nr. 11476. Në ndërkohë, t’i dërgohet një udhëzim Komunës së Tetovës, që të ndërpriten punimet në terren, derisa të ketë zgjidhje ligjore të rastit. Gjithashtu, Qeveria vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me rekomandim, për të marrë parasysh urgjencën e këtij rasti dhe të deklarohet për Iniciativën e paraqitur për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimit në të. Qeveria konkludoi gjithashtu se duhet të shqyrtohen bazat ligjore, sipas Kodit Penal, për fillimin e kallëzimit përkatës pranë organeve kompetente në lidhje me këtë rast”.