27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Escobar: Drafti i BE-së, në përputhje me Gjykatën Kushtetuese – Kosova të adresojë problemet e komunitetit serb

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Këshillit Atlantik këtë të martë, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe përmban gjithçka që është e nevojshme për Kosovën, nuk parashikon asnjë nivel ekzekutiv dhe është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën, derisa serbët kanë mundësi të vetë-menaxhojnë dhe koordinojnë shërbimet në gjuhën e tyre, në bashkëpunim me Serbinë”, shtoi ai.

Megjithatë, Escobar theksoi se është i vetëdijshëm se është “vendimi i vështirë” për Qeverinë e Kosovës themelimi i Asociacionit, por sipas tij, është e domosdoshme të themelohet ky mekanizëm.

“Është e nevojshme që Kosova ta themelojë Asociacionin, është rëndësishme që Kosova të tregojë se është e gatshme të merret me problemet e komunitetit serb në Kosovë. Kjo është shumë e rëndësishme”, potencoi diplomati amerikan.

“Themelimi i Asociacionit është i rëndësishëm për imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për Serbinë paraqet një mundësi për të krijuar strukturat e nevojshme për shërbimet dhe ndihmën financiare për serbët në Kosovë”.

Teksa foli për marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën, potencoi se marrëdhënia mes dy vendeve mund të jetë sfiduese, por “marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës janë shumë të thella dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten shumë pro Kosovës. Kam ndjenjën e ndërsjellë se ata janë shumë proamerikanë. Kjo i jep forcë dhe stabilitet raportit”, shtoi.

Diplomati amerikan theksoi tutje se ka pasur sfida sa i përket vizionit për rajonin dhe si të punojmë së bashku për avancimin e Kosovës.

“Shpresoj se do të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë raport. Mund të them se ka vetëm vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në të gjithë QUINT për të përmirësuar raportin”.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit