16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Taravari në PikëPodcast: 100 ditët e para të qeverisë do të jenë shumë shpresëdhënëse

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në “PikëPodcast” në www.ora24.tv, deklaroi sipas dinamikës me të cilat zhvillohen bisedimet me sKoalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së, në gjysmën e parë të qershorin do të formohet Qeveria e re e cila do të jetë shumë shpresë dhënëse për qytetarët.

“100 ditët e para të qeverisë do të jenë shumë shpresë dhënëse. Për çdo qytetar. Ne do të insistojmë sa më shpejt të formohet Qeveria dhe të mos përsëritet zhgënjimi që i ndodhi z. Zoran Zaevit. E në qoftëse nuk i arrin qëllimet që i ke vendosur para vetës atëherë zhgënjimi është sshumë afër qytetarit. Unë vesoj se në zgjedhjet e 2025 qytetari do të ketë mundësi që të na shpërblenë me plotë komuna më shumë ose të na dënon me marrjen e pushtetit lokal aty ku e kemi”, deklaroi Taravari.

Ai edhe për atë se cilat parti shqiptare mund të jenë pjesë e qeverisë së re ku do të jetë pjesë VLEN por edhe cila nuk mundet. Në fund, kreu i Aleancës për Shqiptarët tha se dëshiron që qytetarët shqiptarë të jenë të bashkuar dhe të lënë anash inatet e fushatës parazgjedhore.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit