32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

VMRO – Vlen po negociojnë për qeverinë e re, sinjale nga koalicione tjera për t’iu bashkuar shumicës së ardhshme

Është e sigurt se koalicioni “Vlen” është partneri i besueshëm i VMRO-DPMNE-së për qeverinë e re. Sipas matematikës për numrin e deputetëve të fituar, një palë e tretë mund të hyjë ose jo në Qeveri. Mickoski tashmë e ka dërguar BDI-në në opozitë, por partia është në pritje të rezultatit të negociatave që po i fillon mandatari, transmeton Portalb.mk.

Me takimin e sotëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit Hristijan Mickoski dhe liderëve të 21 partive të koalicionit “Maqedonia juaj”, nisin negociatat për përbërjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Mickoski nga e hëna paralajmëroi bisedime me partitë opozitare që do të gjenin pikë të përbashkët lidhjeje me VMRO-DPMNE-në me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithëve.

“Së shpejti do të nisim negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë me partitë opozitare. Besoj për kohë të shpejtë do ta formojmë. Sonte u dëgjova me kryetarin e Tetovës Bilall Kasamin, i cili na uroi fitoren e dyfishtë, unë atij i urova për rezultatin e jashtëzakonshëm të koalicionit Vlen. Ndërsa gjatë ditës jam dëgjuar edhe me Arben Taravarin dhe Izet Mexhitin. Presim që sa më shpejt të negociojmë”, tha Mickoski përfundimit të zgjedhjeve.

Paraprakisht, pas mbylljes së kutive të votimit më 8 maj edhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN tha se mund të shpallin koalicionin VMRO-VLEN.

“Koalicioni Vlen është fitues absolut dhe për këtë falënderojmë diasporën, të cilët erdhën dhe bënë ndryshimin. Me këtë, ata edhe njëherë treguan se janë faktori vendimtar dhe në këtë rast ne i falënderojmë në emër të çdo vote të marrë. Ne e kthyem rezultatin në të gjitha qendrat kryesore shqiptare dhe në të gjitha vendet ku shumicë absolute kanë qenë shqiptarët. Gjithë atyre që kanë qenë të shantazhuar, të kërcënuar nga BDI, ju themi se nga nesër janë të lirë. Kjo fitore iu dedikohet shqiptarëve dhe urojmë që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit VMRO-Vlen”, tha Kasami.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit