27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Spektakël në Tetovë, Shkëndija fiton me përmbysje ndaj Brerës

Është mbyllur java e 30-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila ka sjellë rezultate befasuese.

Pas kësaj jave, KF Shkëndija është në vendin e parë, pas fitores spektakolare në Tetovë, si dhe humbjes së rivalëve për titull, KF Struga dhe KF Shkupi, shkruan Nistori.

Struga humbi në Kavadar nga Tikveshi me rezultat 3:2, ndërsa Shkupi u mposht nga Gostivari me rezultat 2:0.

Të gjithë këtë situatë e shfrytëzojë Shkëndija që në Tetovë mposhti me përmbysje Brerën e Strumicës me rezultat 3:2. Tetovarët ishin duke humbur deri në minutën e 77, ndërsa përmbysën gjithçka me golat e Ademit, Cakes dhe Aganspahiq.

Deri në fund të këtij sezoni, kanë mbetur edhe tre javë, ndërsa tre vendet e para kanë përballje të drejtpërdrejta ndërmjet vetes./Nistori/

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit