(Lajm i përditësuar)
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë. Kështu ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitkau, I cili shtoi se një person rreth moshës 50 vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe pritet të operohet, ndërsa të tjerët pritet të kalojnë në repartet tjera.
Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfiruar se deri tani janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.
Katër të plagosur në Podujevë pas të shtënave me armë dhe sulmit me thikë
Tre persona janë plagosur me armë zjarri dhe një tjetër me thikë në fshatin Lupç të Podujevës sot rreth orës 16:00.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”, tha Ahmeti./21Media