17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Rasti “Sistemi i Vauçerëve”, Prokuroria hap lëndë të reja, akuzohet edhe Darko Kaeski nga LSDM

Darko Kaevski, zëdhënës dhe deputet aktual i LSDM-së është njëri nga të akuzuarti të cilin prokuroria e akuzon për keqpërdorim të pozitës zyrtare derisa ishte drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Prokurorja Lidija Raiçeviq do të ndjekë penalisht edhe Naumçe Mojsoski, drejtorin aktual, si dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Daniel Dimevski. Anti korrupsioni shkurt të viti të kaluar paralajmëroi se diçka në punën e Agjencisë shtetërore “nuk është në rregull”. Më pas, Komisioni Kundër Korrupsionit theksoi se Komisioni Qendror pa llogaridhënie jep bono në vlerë prej një miliardë denarë në vit në baza të ndryshme pa asnjë llogari se si janë shpenzuar këto para.

“Ka dyshime se Komisioni Qendror në vazhdimësi, nga viti 2020 e deri më tani, ka bërë shpërndarje të paligjshme, gjegjësisht dhënien e kuponëve, përdoruesve të privilegjuar, federatave dhe klubeve, sipas interesit të individëve dhe grupeve, ndoshta edhe të partive politike, dhe i ka vënë në pozitë të vështirë ato subjekte sportiveqë nuk kanë marrë mjete adekuate, edhe pse kjo e drejtë ligjërisht u takonte”, tha më 02.03.2023, anëtari i Komisionit për anti korrupsion Vladimir Georgiev.

Përveç ndjekjes penale, nga Qeveria është kërkuar shkarkimi i Mojsoskit, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të “sistemit të vauçerit” për financim të fondacioneve dhe klubeve sportive, dhe ai ka paralajmëruar padi kundër DKSK-së.

Aktakuza e dorëzuar në Gjykatën Penale, nga ku pritet vendimi se a do të pranohen masat e sigurimit, përfshin gjithsej 12 të dyshuar. Kaevski, Mojsoski dhe Dimevski mohojnë çdo faj dhe për ta veprimet e Prokurorisë kanë qenë tendencioze.

Kuponët që nisën të jepeshin në vitin 2018 për financimin e sportit u shpallën si sistem pikërisht për mbrojtjen nga keqpërdorimet financiare.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit