Kandidati për president nga radhët e partisë GROM, Stevço Jakimovski, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ai si president do të mbështesë specializantët e rinj. Siç theksoi ai, nëse bëhet president do të angazhohet që të parandalojë migrimin e specializantëve, ndaj të cilëve, siç thotë autoritetet shëndetësore dhe qeveria nuk kanë mirëkuptim.
“Si president i Republikës së Maqedonisë, punëtorët shëndetësor do të kenë mbështetës serioz në mua dhe ajo çfarë është më e rëndësishme mbështetje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, specializantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim mu nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveria dhe mund ta paramendoni një specializant i cili specializon 6 vite të jetë pa sigurim shëndetësor dhe të punojë mu në sektorin shëndetësor”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president nga GROM. /Alsat.mk




Đứng trước sự biến động của thị trường, 888slot download vẫn duy trì được sức hút nhờ chính sách bảo mật đa tầng và dịch vụ chăm sóc khách hàng chuyên nghiệp, tận tâm. TONY03-31