21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Vrasja e gruas në Pejë, drejtori i Policisë: Të gjithë njerëzit që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënimin e merituar⁹

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij në banesën ku jetonin në rrugën “Bill Clinton” të këtij qyteti.

I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe është sekuestruar arma e krimit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i policisë Gazmend Hoxha.

Hoxha para mediave tha se të gjithë njerëzit që kryejnë të tilla duhet merr dënimin e merituar.

“Ajo se çfarë ne dimë është se nga viti 2021 nuk kemi raste të dhunës në familje në këtë familje. Tash ne po i analizojmë raportet tona dhe do të shohim se cili ka qenë roli dhe puna e policisë në këtë rast. Në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, normalisht secili do të vihet para përgjegjësisë”, tha Hoxha para mediave.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit