25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Goran Grujevski, u la i lirë pasi Interpoli ia tërhoqi fletarrestin, ja përse?

Ish-kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Goran Grujevski, u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00 në aeroportin e Zagrebit gjatë aterimit në kryeqytetin kroat.

Policia kroate e arrestoi Grujevskin në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe menjëherë pas arrestimit e njoftoi Ministrinë e Brendshme të vendit dhe Interpolin.

Por, pas verifikimit të rastit, Interpoli e ka tërhequr fletarrestin ndaj tij, për shkak se Grujevski gëzon azil politik në Greqi.

Ish-shefi i Drejtorisë së Pestë tashmë gjendet në liri në kryeqytetin e Kroacisë.

Ai, bashkë me kolegun e tij Nikolla Boshkovski, u arratis në Greqi në vitin 2017, ku kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin Target – Fortesa të ish-Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimin e paligjshëm në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit