Hoxha që ta puthë dorën ka qef me i ble Mercedes”, ka shkruar një postim aktori Ismet Ramadani, që ka nxitur reagimin e kandidatit për president, Bujar Osmani, i cili ishte protagonist i një ngjarje ku një imam i puthte dorën.
Osmani në një koment i është përgjigjur aktorit Ramadani duke shkruar: “Hoxha është 84 vjet Ismet, mbi 60 vite imam në fshatin Debresh të Dollnenit dhe nuk ka nevoj ai për asgjë. Është traditë dhe respekt. Te ruajme respektin oër njerëzit që nuk i njohim.”
Por aktori Ramadani ka theksuar se postimi i tij është një sarkazëm:” Bujar Osmani nuk eshte personale, thjeshté per trendin e ri Mercedesi dhe hoxhallarèt pak sarkazèm,edhe pse kjo puthja e durve nuk mè duket ne rregull !” (INA)