20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

BE do të ndajë rreth 750 milionë euro për NVM-të në Ballkanin Perëndimor

Garancitë e Bashkimit Evropian do të zhbllokojnë rreth 750 milionë euro për NVM-të në Ballkanin Perëndimor dhe 60 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Nisma e garancisë për qëndrueshmërinë e NVM-ve, në kuadër të instrumentit për novacionin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor (INZHN BP), e financuar nga Bashkimi Evropian, e cila u njoftua në vitin 2022, do të rrisë aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) dhe aftësinë e tyre për të përballuar rrethanat sfiduese ekonomike.
Financimi i mundësuar nga garancia, i disponueshëm në kushte të përballueshme kreditimi, do të kontribuojë në zgjerimin e biznesit, punësimin dhe rritjen ekonomike në rajon
Në Maqedoninë e Veriut, garancitë e FEI-t zhbllokuan rreth 225 milionë euro në total deri më tani për rreth 1000 NVM, të cilat ndihmuan në ruajtjen e 64 000 vendeve të punës.
Fondi Evropian i Investimeve (FEI), pjesë e Grupit të BEI-t, ka nënshkruar marrëveshje garancie të portofolit me 11 banka dhe ndërmjetës financiarë në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto marrëveshje, të financuara në kuadër të nismës së garancisë për qëndrueshmërinë e NVM-ve të INZhN BP*, do t’u mundësojnë bankave dhe institucioneve financiare vendase të krijojnë një portofol kredish për NVM-të për një shumë totale prej mbi 750 milionë euro, së bashku me ato që do të nënshkruhen deri në gjysmën e parë të vitit 2024.

Këto burime financiare synojnë të rrisin aksesin në financa te bizneset e vogla dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj vështirësive të vazhdueshme ekonomike, duke krijuar njëkohësisht kushte për zgjerimin e biznesit, punësimin dhe novacionin. Në Maqedoninë e Veriut, ky instrument pritet të shpërndajë kredi me një vlerë totale prej 60 milionë eurosh, të disponueshme me kushte të favorshme kreditimi për rreth 1100 NVM-të, duke mbështetur rreth 15 000 vende pune.

Marjut Falkstedt, drejtori ekzekutiv i FEI-t, tha: “Duke mbështetur bizneset e vogla të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në segmentet e tij më të dobëta dhe të brishta, këto burime financiare do të përmirësojnë kapacitetin e tyre për risi dhe rritje, duke kontribuar në të njëjtën kohë në integrimin e mëtejshëm brenda ekonomisë së BE-së. Në këtë mënyrë, këto fonde të konsiderueshme do të ofrojnë një shtysë për zhvillimin e ekonomive rajonale të fuqishme dhe konkurruese, si dhe avancimin e tyre në zinxhirët globalë.”

Në Maqedoninë e Veriut, garancitë e FEI-t zhbllokuan rreth 225 milionë euro në total deri më tani për rreth 1000 NVM, të cilat ndihmuan në ruajtjen e 64 000 vendeve të punës.

SH. T. Z. ambasadori David GEER, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, u shpreh: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Falë garancisë së FIBP për qëndrueshmërinë e NVM-ve, kompani të tilla do të mund të marrin kredi në kushte më të favorshme. Nga ana tjetër, kjo do t’i ndihmojë ata të investojnë në teknologji të reja, të përmirësojnë kapacitetet menaxheriale dhe teknike të biznesit, të nxisin rritjen dhe të kontribuojnë në qëndrueshmëri dhe konkurrencë. Kjo ndihmë është pjesë përbërëse e mbështetjes më të gjerë të BE-së për sektorin në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është një shembull tjetër i angazhimit të vazhdueshëm të BE-së për zhvillimin dhe lulëzimin e rajonit.”

Të dhëna bazë

Fondi Evropian i Investimeve (FEI) është pjesë e Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve. Misioni qendror i tij është të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) duke i ndihmuar në aksesimin e financimeve. FEI harton dhe zhvillon kapital sipërmarrjeje dhe rritjeje, garanci dhe instrumente mikrofinancimi që synojnë posaçërisht këtë segment të tregut. Përmes këtij roli, FEI nxit objektivat e BE-së për mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipërmarrjes, rritjes dhe punësimit.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit