13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Në Kroaci arrestohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme

Në aeroportin e Zagrebit është arrestuar ish kryeshefi i drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski, i cili kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar nga MPB. Ai është arrestuar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21. Pas kontrollit, Interpoli ka tërhequr fletëarrestin ndaj tij, dhe ai është liruar pasi Grujevskin e kanë vizituar persona nga ambasada greke në Kroaci dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm, pasi ai ka azil në Greqi.

Arrestimin e Grujevskit e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Interpolit të Kroacisë morëm informatë se është arrestuar personi me inicialet G.G. Gjatë ditës së sotme, po ashtu morëm informatë nga Interpoli i Kroacisë së personi me inicialet G.G. është liruar”, pohojnë nga MPB-ja.

Grujevski ndodhet në Zagreb për të vizituar djalin e tij që është është në studime.

Goran Gruevski, së bashku me kolegun e tij Nikolla Boshkovski, në vitin 2017 u arratisën në Greqi, ku dhe kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin “Target-Fortesa” të ish- Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimet ilegale në Maqedoninë e Veriut.

Me ndryshimet në Kodin Penal, Gjykata Penale e Shkupit, më 17 tetor 2023, mori vendim për ndalimin e procedurës penale kundër të akuzuarve Goran Grujevski, Sasho Mijallkov, Nadica Nikoliç, Vlladimir Varelov, Marijan Shumulikoski dhe Vasil Isakovski për bashkveprim kriminal dhe shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit për shkak të vjetërsimit të lëndës.

Procesi gjyqësor vazhdon për veprën që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit