21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

“Zoti ua shtoftë bereqetin” – Gashi takon bujqit

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka vazhduar takimet me qytetarët edhe gjatë ditës së sotme. Paraditen e së dielës ai ka takuar bujqit e vyer të fshatit Bërnjacë, ku është njoftuar nga afër me hallet që kanë ata dhe punën që po e bëjnë.

Sipas Gashit, këta bujq me angazhimin e tyre janë meritorët që qytetarët të shtrojnë sofrat me bukë.

“Është e pakt të themi Zoti ju rujt e ua shtoftë bereqetin. Falë punës tuaj të palodhshme qytetarët shtrojnë sofrat me bukë. E ju pavarësisht se jeni përballur me sfida të mëdha nuk jeni dorëzuar. As vërshimet e mungesa e përkrahjes institucionale nuk iu kanë zbehur vullnetin për punë, por përkundrazi jeni treguar më gë fortë”, ka thënë Gashi duke shtuar se nuk asnjë pengesë që ndal punën e bujqve.
“Na keni dëshmuar se gjithçka që bëhet me djersë e punohet me këto duar të arta nuk ka pengesë që i del përpara. Dhe me këto duar mund të ndryshoni gjithçka. Prandaj ne marrim mësim se ndryshimi ia vlenë”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit