20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mexhiti: Kërkojmë urgjentisht lirimin e gazetarit Furkan Saliu

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai shkruan se liria e shprehjes është e pakontestueshme dhe se asnjë gazetarë nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij.
“Liria e shprehjes është e drejtë e pakontestueshme dhe asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij profesional për të njohur publikun me të vërtetën.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e gazetarit Furkan Saliu, ndërsa arrestimin e tij e konsiderojmë si sulm brutal ndaj fjalës së lirë dhe pengim i gazetarisë hulumtuese.
Gjithçka mund të ndalni, po ama fjalën e lirë kurrë”, ka shkruar Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit