21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

SHBA – Kinë bisedime ushtarake në Hauai

Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë u takuan këtë javë për herë të parë pas gati dy vitesh, për të biseduar rreth incidenteve mes anijeve dhe avionëve të dy fuqive ushtarake në rajonin e Paqësorit.

Bisedimet që zgjatën nga e mërkura deri të enjten në Havaji, shënojnë rifillimin e dialogut të ndalur nga Pekini menjëherë pas vizitës që bëri ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan, ishullin që pretendohet nga Kina.

Zyrtarët kinezë e kanë kritikuar mbështetjen amerikane për Tajvanin, duke e konsideruar atë një ndërhyrje.

Zyrtarët amerikanë thanë se grupi konsultativ për çështjet ushtarake detare (MMCA) mori në shqyrtim aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë gjatë viteve të fundit dhe diskutuan rreth mënyrave për të ruajtur sigurinë operacionale dhe profesionalizmin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kemi vënë re një ulje të veprimeve të pasigurta mes nesh dhe anijeve dhe avionëve të Ushtrisë Popullore Çlirimtare gjatë muajve të fundit dhe ndjehemi të inkurajuar nga kjo”, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan që kërkoi t’i ruhet anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë me siguri dhe profesionalizëm në rajonin Indo-Paqësor kudo që na e lejon ligji ndërkombëtar dhe ne e marrim shumë seriozisht këtë përgjegjësi. Komunikimi i hapur, i qartë dhe i drejtpërdrejtë me ushtrinë kineze dhe forcat e tjera ushtarake në rajon, është i rëndësisë parësore për të shmangur aksidentet dhe keqkomunikimin”, shprehet në një deklaratë drejtuesi i delegacionit amerikan, koloneli Ian Francis.

Nëntorin e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden u takua me homologun kinez në kuadrin e takimit të nismës për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor që u mbajt në San Françisko. Rreth një muaj më vonë, shefi i shtabit amerikan gjeneral CQ Brown bëri një bisedë me video me homologun kinez.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit