Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka dalë me informacione të reja në lidhje me atentatin në Haraçinë.
Thonë se ka përfunduar hetimi në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë një sërë urdhrash, pas çfarë edhe do të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë së objekteve përreth në vendin e krimit.
“”Në lidhje me ngjarjen në Haraçinë, prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Publike Themelore Shkup ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, ka dhënë urdhër për grumbullimin e gjurmëve dhe kryerjen e ekspertizave të nevojshme. Do të jepet edhe urdhër për sigurimin e videove nga kamerat e sigurisë së objekteve përreth, si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve të tjera”, thonë nga Prokuroria.