16.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, bëjnë të ditur burimet e Televizionin Dukagjini  brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Këto mostra ishin zhdukur më 8 dhjetor të 2022-së kishte njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Në momentin që kanë qenë duke i bartur nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri, i kanë kontrolluar, i kanë parë, janë bazuar në lëndët që i kanë pasur më të vjetra, 2014-2014-2016 janë marrë dosjet. Rastet janë aty me kod, kur e kanë pa kodin dhe kanë shkuar në databazë, ka përkuar me rastin Dehari”, kishte thënë atëbotë Haxhiu.

Ndryshe, pak më herët gjatë ditës, brenda IML-se, njësi të hetimeve kanë kryer disa verifikime në disa frigoriferë.

Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit