6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Arbër Zeka flet më shumë për lidhjen e Meritonit më ish gruan e tij

Arbër Zeka tha se Meritoni ka pasur vështirësi për të qenë pranë familjes dhe se lidhja me ish-partneren nuk ka qenë e shëndoshë.

Sa për reagimin e ish-bashkëshortes së Meritonit, ai tha se nuk është momenti për hakmarrje.

“Unë e kam pasur rastin ta takoj djalin e Meritonit. Nuk dua të futem në raportin mes çiftit, por Meritoni ka pasur vështirësi gjatë gjithë kohës. E ka pasur të pamundur me qenë pranë fëmijës. Mua ma ka thënë vonë, gjatë udhëtimit në Amerikë në muajin maj vitin e shkuar. Në avion ma ka thënë këtë, ofertat me u fut në Big Brother i ka pasur që te Big i parë dhe e ka pasur në plan këtë kauzë. Nëse më lejohet shkurt dhe qartë. Lidhja nuk ka qenë e shëndoshë, nuk do shumë koment. Duhet me pas maturinë, lidhja nuk ka qenë e shëndoshe se të ishte ndryshe…hakmarrja nuk është gjëja më e mirë në këtë pikë”-tha miku i Meritonit.

Meritoni tronditi me rrëfimin e tij gjatë mbrëmjes së shtunës për djalin, ku tregoi për herë të parë se vuan nga autizmi. Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit