32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

“Keqadministrim i metadonit”: Faji hidhet nga një institucion në tjetrin

Ruajtja e metadonit në një frigorifer të vogël medicinal në Klinikën e Psikiatrisë.

Kutllovci, megjithatë, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon se ka pasur raste kur pacientëve që marrin terapi të rregullt me metadon, u janë dashur doza shtesë dhe kjo, sipas tij, është një ndër arsyet e mundshme përse mungojnë disa shishe.

Kutllovci përmend “dy-tri raste” të pacientëve më agresivë, të cilët, siç thotë, në momentet e tyre të krizave, e kanë kërcënuar personelin për dhënie të terapisë.

“Ka pasur presion kryesisht gjatë vikendeve, por edhe ditëve të tjera nga ana e këtyre personave… Ka pasur raste kur e kemi thirrur policinë, policia i ka marrë dhe ata janë kthyer prapë te ne pas 2-3 orësh”, thotë Kutllovci.

Aktualisht, në Klinikën e Psikiatrisë janë rreth 20 persona që trajtohen me metadon.

Kutllovci thotë se në repartin e klinikës ku shpërndahet terapia, veç regjistrit të zakonshëm, ka edhe një fletore me të dhëna që përdoret në fundjava, kur regjistri zyrtar është, sipas tij, në zyrën e shefit të repartit.

Ai thotë se Inspektorati Farmaceutik i ka marrë shënimet pa fletoren alternative për terapinë dhe, për këtë arsye, atij i janë dërguar tashmë “disa vërejtje dhe dokumente shtesë”.

Kutllovci pranon se në klinikën që udhëheq ai, punonjësi shëndetësor që shpërndan terapinë me metadon, nuk ka licencë të veçantë.

Ngjashëm pohon edhe psikiatri Ramadan Halimi nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Halimi, po ashtu, e kundërshton mënyrën se si Inspektorati Farmaceutik ka ardhur deri te konstatimi për keqadministrim të metadonit.

Thotë se në klinikën ku shërben ai, është konstatuar mungesa e 34 shisheve metadon.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se gjatë shpërndarjes, metadoni nxirret me shiringë nga shishja dhe, qoftë në shiringë, qoftë në shishe, mbetet ose tretet shpesh sasi e caktuar.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit