19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Shtëpia e Bardhë: Ne e paralajmëruam Rusinë në fillim të këtij muaji

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se “imazhet e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë ishin të tmerrshme dhe thjesht të vështira për t’u parë”. “Mendimet tona, padyshim se do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë.

Uashingtoni ka konfirmuar se në fillim të marsit i ka paralajmëruar autoritetet ruse për një sulm të mundshëm terrorist, që dyshohej se në shënjestër kishte tubimet e mëdha në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, përfshirë koncerte”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Uashingtoni e “ka ndarë këtë informacion me autoritetet ruse”, por Kremlini i pati hedhur këto paralajmërimet amerikane, duke i cilësuar si propagandë”, sqaron Këshilli i i Sigurisë Kombëtare.

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin kundër civilëve në Moskë duke u shprehur “i tronditur nga raportet e mediave mbi sulmin në sallën e koncerteve”. “Mendimet tona janë me të gjithë qytetarët e prekur rusë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni, tha se Qeveria e saj e dënon “këtë akt të urryer terrorizmi”. “Tmerri i masakrës së civilëve të pafajshëm në Moskë është i papranueshëm”, tha Meloni. Sipas Ministrisë së Jashtme të Francës, pamjet nga Moska “janë të tmerrshme”. “Mbi këto akte të urryera duhet hedhur dritë”, thuhet në reagimin e diplomacisë franceze.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkon sqarimin e prapavijës së këtij sulmi të rëndë
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.
Ukraina, e cila tash e dy vjet lufton kundër pushtimit rus, mohoi të ketë ndonjë rol në sulmin në Moskë
Një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, tha se “pavarësisht të gjithave, çdo gjë do të vendoset në fushëbetejë”.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit