Momenti kur efektivi i policisë e gjuan me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti

Advertisement

Ky është momenti ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë qëllon me plumb gome në drejtim të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, i cili ndodhej në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ligjvënësi demokrat po vraponte në momentin kur efektivi kthehet dhe e i drejton armën me plumba gome. Deputeti rrëzohet në tokë ndërsa në ndihmë i vijnë persona të tjerë që ndodheshin pranë tij.

Në ndihmë i kanë ardhur disa protestues aty pranë.

Deputeti është goditur në shpinë, ndërkohë që ai u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës. (Panorama)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit