Rrokaqielli i famshëm në Dubai “vishet” kuqezi për Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë

Advertisement

Në shenjë nderimi për Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë, sonte janë ndezur ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar shqiptar në njërin nga rrokaqiejt e njohur në qendër të Dubait.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar miqtë e Emirateve për nderin dhe respektin e treguar në këtë ditë të madhe të historisë së kombit shqiptar, raporton KosovaPress.

Rrokaqielli i ndezur me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar është 828 metra i lartë dhe ndodhet në vendin e quajtur Burj Khalifa

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit