Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shënuar Festat e Nëntorit përmes koncertit të këngëtares Rona Nishliu, e cila mbrëmë në Shkup performoi së bashku me The New Orchestra, nën dirigjimin e Edon Ramadanit.përcjell Ora24
Mexhiti, në një postim në Facebook, ka vlerësuar se muzika është një nga mënyrat për të ruajtur historinë, për të mbajtur gjallë emrat e heronjve dhe për të përcjellë ndjenjën e bashkimit ndër shqiptarë.
Ai ka theksuar se prania e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria në festimet e Nëntorit ka domethënie të veçantë, pasi përtej kufijve, shqiptarët i bashkojnë gjuha, kultura dhe dashuria për artin.
Mexhiti ka falënderuar artistët dhe publikun për emocionet e mbrëmjes, duke uruar Festat e Nëntorit.Ora24








