Mefail Bajqinovci kritikon KFOR-in: Kosova nuk mund të trajtohet pa institucionet e saj

Advertisement

Mefail Bajqinovci, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar lidhur me komunikimin e KFOR-it me përfaqësuesit ushtarakë serbë.
Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me institucione legjitime që kanë përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve.
Bajqinovci nuk e vë në dyshim rëndësinë e komunikimit ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve ushtarakë serbë për parandalimin e incidenteve, por e cilëson politikisht të papërshtatshëm dhe të pandjeshëm publikimin e takimeve të tilla me gjuhën e “respektit të ndërsjellë”.
Ai rikujton se Kosova vazhdon të kërkojë personat e zhdukur me dhunë dhe drejtësi për krimet e kryera nga forcat serbe.
Në reagimin e tij, Bajqinovci kërkon që KFOR-i të veprojë në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke mbajtur komunikim të rregullt me institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit