Kryeministri Hristian Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda reformuese, si dhe t’i vendosë në dispozicion plotësisht 75 milionë euro përmes Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor. Ai paralajmëroi edhe se pritet së shpejti qytetarët e maqedonisë të mund t’i shfrytëzojnë hsërbimet telekomunikuese në vendet e BE-së pa shpenzime shtesë për roaming.
Mickoski sot, gjatë arritjes në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel deklaroi se Qeveria i ka përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda reformuese, por se çështjet bilaterale nuk janë pjesë e atyre obligimeve.
Lidhur me paralajmërimin për plotësisht dhjetë për qind nga mjetet nga Plani për rritje, kryeministri sqaroi se bëhet fjalë për plotësisht 75 milionë euro, përkatësisht mbi 750 eurot ekzistuese.
“Këtë që e përmendni, për atë pjesë shtesë ose të ashtuquajturën “top-up” nga 750 milionët aktualë, plotësisht edhe 10 për qind, përkatësisht 75 ilionë euro do të vihen në dispozicion. Kuptohet, do të kemi hapa shtesë që do të duhet t’i përfundojmë deri në fund të këtij projekti”, tha Mickoski.
Në pyetjen nëse ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e Qeverisë në lidhje me çështjet bilaterale, Mickoski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim për sa kohë që ai është kryeministër.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe mundësinë për afrimin e qëndrimeve me BE-në, Mickoski prësëriti se Qeveria është e gatshme për bisedime, por se prioritet duhet të jetë marrëveshja për Planin e aksionit për pakicat.
Ai theksoi se madje edhe në rast se ndryshimet kushtetuese bëhen, që, siç theksoi, nuk do të ndodhë, mbetet çështja e Planit të aksionit.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Ne së pari duhet të bisedojmë për Planin e aksionin. Këtë e kam thënë shumë herë në të kaluarën dhe do ta përsëris edhe sot. Nesër pp të vendosim ta ndryshojmë Kushtetutën, që nuk do të ndodhë, por jipotetikisht, përsëri para nesh kemi pengesë, dhe ai është Plani i aksionit për pakicat”, tha Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria tashmë ka parashtruar propozim për këtë çështje dhe se konsideorn se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për Planin e aksionit.
“Mendoj se është thelbësore fillimisht të flasim për Planin e aksionit për pakicat. Le të dakordohemi rreth kësaj, sepse 26 shtete anëtare nuk janë kundër tij, vetëm një është kundër tij, dhe vetëm atëherë le të shohim nëse ka vend për të diskutuar ndonjë gjë tjetër”, theksoi kryeministri.
Në bisedën për kontekstin më të gjerë të zgjerimit të BE-së, kryeministri tregoi se pret që në Samit të bisedohet edhe për buxhetin e dedikuar për vendet kandidate, si dhe ndryshimet në qasjen e Unionit ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Kohëve të fundit dëgjoni mesazhe nga BE-ja, por gjithashtu do të donim të shihnim dhe dëgjonim diçka edhe për Ballkanin Perëndimor. Nuk do të doja të njoftoja asgjë paraprakisht. Do të shohim dhe diskutojmë më shumë rreth zgjerimit të BE-së dhe buxhetit të destinuar për vendet kandidate. Sigurisht, buxheti për shtetet anëtare është me rëndësi të jashtëzakonshme, por presim edhe ndryshime të caktuara në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha ai.








