Përfshihet nga flakët një shtëpi në Rogël të Tetovës, zjarri shuhet nga fqinjët

Advertisement

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Rogël të Tetovës.

Sipas SPB Tetovë, rasti është raportuar më 24 nëntor 2026, rreth orës 11:00. Shtëpia është në pronësi të D.Z. (80).

 

Falë ndërhyrjes së fqinjëve, zjarri është shuar me kohë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit