Pas përfundimit të procedurave gjyqësore, Nurije Syla ka dalur nga gjykata e Pejës.
Ish-vjehrra e Arilinda Zekaj nga kjo gjykatë ka dalë me pranga në duar.
Në një deklaratë të shkurt për IndeksOnline ajo ka thënë se nuk ndihet fajtore në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt,
“Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Nurije Syla, ka dhënë dëshminë e saj në Gjykatën Themelore në Pejë.
Sipas dyshimeve të ngritura nga organet e hetuesisë, Nurije Sylaj ka qenë e pranishme në shtëpi, fillimisht në sallon e më pas edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj dyshohet se e sulmoi me sëpatë viktimën Arlinda Zekaj Sylaj.
Ajo dyshohet se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta penguar apo ndërprerë sulmin, ndonëse ishte e pranishme dhe në dijeni të asaj që po ndodhte.
Po ashtu, pas kryerjes së veprës penale, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, dyshohet se ka tentuar t’i devijojë hetimet dhe të fshehë rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Sipas dyshimeve, ajo kishte pretenduar se viktima e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, si dhe se vetë kishte qenë pa ndjenja në kohën e vrasjes.
Megjithatë, këto pretendime dyshohet se nuk përputhen me provat e deritanishme, përkatësisht me incizimet e kamerave të sigurisë, ku në kamerën numër 8 shihet një pjesë e ngjarjes dhe prania e saj gjatë veprimeve të Albert Sylajt.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë. (Indeksonline)








