Përfundon festivali “Moisiu 2026”, shpallen fituesit e çmimeve të teatrit shqiptar

Advertisement

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu 2026” ka përmbyllur edicionin e tij të katërt në Shkup, duke shpërblyer shfaqjet dhe artistët që u dalluan gjatë ditëve të festivalit.

Çmimin për shfaqjen më të mirë e fitoi “Drejtësi në Nuremberg”, produksion i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndërkaq, çmimi për regjinë më të mirë iu nda Ilir Bokshit për shfaqjen “Romeo dhe Xhulieta”, të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sa u përket çmimeve individuale, aktori më i mirë u shpall Lulzim Zeqja për interpretimin në “Drejtësi në Nuremberg”, ndërsa aktorja më e mirë Qëndresa Jashari për rolin e saj në “Romeo dhe Xhulieta”.

Çmimi për skenografinë më të mirë iu nda Genc Shkodranit për shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg”, ndërsa kostumografia më e mirë u vlerësua ajo e Emira Ymerit për shfaqjen “Magjistari i Ozit”, të Teatrit të Tetovës.

Çmimi për skenografinë më të mirë iu nda Genc Shkodranit për shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg”, ndërsa kostumografia më e mirë u vlerësua ajo e Emira Ymerit për shfaqjen “Magjistari i Ozit”, të Teatrit të Tetovës.
Ndërkaq, Çmimi i Karrierës iu nda aktorit Vebi Qerimi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në artin teatror.

Në natën përmbyllëse, para publikut u prezantua edhe shfaqja “Përtej hekurave”, me regji të Naser Shatrollit, e Teatrit Shqiptar në Shkup, i cili ishte nikoqir i këtij edicioni.

Festivali “Moisiu 2026” u mbajt nga 16 deri më 22 nëntor dhe në të morën pjesë dhjetë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë në skenë produksione të ndryshme dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët për afirmimin e teatrit shqiptar.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit