Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

Advertisement

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi pretendohet se shtirej si i sëmurë nga leukemia akute dhe përmes një fushate për mbledhjen e parave përfitoi afro 190 mijë euro.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Azemi dyshohet se nga 9 deri më 21 nëntor 2026 ka pretenduar se vuante nga leukemia akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të falsifikuar nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll të Turqisë.

Me arsyetimin se kishte nevojë për trajtim jashtë vendit, ai dyshohet se kishte hapur një fushatë në platformën “GoFund”, ndërsa familjarë dhe persona të tjerë kishin organizuar aktivitete për mbledhjen e parave në Gjilan.

Përmes platformës online, sipas Gjykatës, ishin mbledhur 162 mijë e 522 euro, ndërsa nga aktivitetet në Gjilan edhe 26 mijë e 684 euro e 80 centë. Në total, shuma e grumbulluar arrin në 189 mijë e 206 euro e 80 centë, të cilat, sipas dyshimeve të Prokurorisë, Azemi i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit