Rama dhe Ahmeti: Urat e bashkëpunimit, të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve

Advertisement

Ahmeti thekson se shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre, duke kontribuar së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë.
Ai veçoi rëndësinë e gjuhës, flamurit dhe interesave kombëtare, duke rikujtuar se ditët e Nëntorit janë dëshmi e rrugëtimit historik dhe sakrificave ndër breza.
Në mesazhin e tij, Ahmeti nënvizoi edhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, perspektivës evropiane dhe partneritetit në kuadër të NATO-s.
„Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë”, shkruan Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit