Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në këtë aktivitet u nderua kontributi i 12 delegatëve nga Qarku i Korçës, të cilët morën pjesë në Kongresin e Manastirit. Studiuesi dhe koleksionisti Niko Kotherja solli një ekspozite historike të kuruar, ku përmes fotografive, dokumenteve dhe botimeve u sollën profilet e 12 personaliteteve korçare.
Mes figurave të prezantuara ishte edhe Mihal Grameno, për të cilin familjarët ruajnë ende fotografi, libra dhe kujtime të përcjella brez pas brezi.
Kongresi i Manastirit i zhvilloi punimet nga data 14 nëntor deri më 20 nëntor, ku mes shumë alfabeteve të propozuara u përzgjodhën 3 prej tyre, alfabeti i Shoqërisë së Stambollit, alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” dhe alfabeti i Shoqërisë “Agimi”, njësimi i së cilave sipas gjuhëtarëve krijoi alfabetin që përdorim sot.








