Strugë, 22 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Kasamit, në takim u diskutua për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat që i presin.
“Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, shkruan Kasami. përcjell Zhurnal.mk .








