Kryeministri Hristijan Mickoski uron shqiptarët për ditën e Alfabetit / Respekti për Alfabetin dhe gjuhën na bashkon!

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, ka përcjellë urime për të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Mickoski thekson rëndësinë e gjuhës, shkrimit dhe trashëgimisë kulturore si vlera themelore të identitetit të çdo populli.

Ai shton se respektimi i dallimeve nuk i ndan qytetarët, por i afron dhe e pasuron shoqërinë.

Mickoski në mesazhin e tij bën thirrje për ndërtimin e një shteti ku dallimet të jenë vlerë, barazia parim dhe respekti i ndërsjellë themel i bashkëjetesës.

“Le të ndërtojmë një shoqëri ku uniteti nuk do t’i mohojë, por do t’i respektojë dallimet, ku çdo qytetar do të ndihet njësoj i respektuar, i pranuar dhe i vlerësuar”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Mickoski në fund ka uruar shqiptarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit