Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besa Durmishi, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kolegët e kabinetit qeveritar ka mirëpritur sot në Ohër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi, sipas tij shënon një tjetër hap në thellimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.
Durmishi ka theksuar rëndësinë e partneritetit dhe koordinimit të ndërsjellë, duke nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për ndërtimin e një rajoni më të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe më të integruar.
“Zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët tanë mbeten prioritete të rëndësishme në rrugën drejt një rajoni më të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe më të integruar”, ka thënë Durmishi.








