Evropa në krizë të banimit: Çmimet e shtëpive janë rritur gati 70%, qytetarët protestojnë
Evropa po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë të banimit, pasi çmimet e shtëpive janë rritur me gati 70 për qind që nga viti 2015, ndërsa qiratë kanë shënuar rritje rreth 25 për qind, sipas të dhënave të Eurostat.
Rritja e çmimeve dhe vështirësitë për të siguruar një banesë të përballueshme kanë nxitur protesta në disa vende evropiane, ku qytetarët kërkojnë masa konkrete për të lehtësuar krizën.
Problemi është veçanërisht i rëndë për të rinjtë dhe familjet me të ardhura mesatare, për të cilët blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e paarritshme.
Edhe në Shkup çmimet e banesave vazhdojnë të rriten. Çmimet e shpallura në tremujorin e tretë të vitit 2026 janë 10,3 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.








