Një 43-vjeçar nga Prilepi është arrestuar pasi është kapur duke kryer prerje të paligjshme të drunjve për ngrohje në territorin e fshatit Slepçe, në Komunën e Dollnenit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 20 nëntor, rreth orës 12:30, kur zyrtarët policorë e kanë kapur personin duke prerë drunj që nuk kishin vulën përkatëse.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 1.20 metra kub dru për ngrohje dhe një sharrë motorike, të cilat më pas i janë dorëzuar Policisë Pyjore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 43-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.








