Dy persona nga Ohri arrestohen në Strugë, njëri drejtonte veturën pavarësisht ndalesës, tjetrit iu gjet drogë

Advertisement

Më 20 nëntor 2026, në orën 20:20, në rrugën magjistrale “Nova Pazarna” në Strugë, policia ka arrestuar dy persona nga rajoni i Ohrit, të moshës 22 dhe 37 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli trafiku është ndaluar një veturë e tipit “BMW” me targa të Kërçovës, të cilën e drejtonte 22-vjeçari me inicialet M.J.

Pas kontrolleve është konstatuar se ai kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjetit. Ndërkaq, gjatë kontrollit personal të pasagjerit, 37-vjeçarit D. Gj., policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë të bardhë në formë pluhuri.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dy personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit