Mot i ndryshueshëm sot, nga e hëna pritet borë në zonat malore

Advertisement

Maqedonia e Veriut sot do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites në pjesët perëndimore dhe verilindore të vendit.

Gjatë ditës pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me intervale me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor, e cila në disa pjesë të vendit pritet të jetë më e fuqishme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup, pas mundësisë për reshje të dobëta në orët e hershme të mëngjesit, gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell, me temperaturë maksimale rreth 19 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet ulje graduale e temperaturave, ndërsa nga e hëna në zonat malore parashikohet edhe reshje bore

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit