Mexhiti në Preshevë: Çairi financon kabinetin e informatikës në shkollën shqipe

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së sotme në Preshevë, ka vizituar Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, ku ka parë nga afër rezultatet e donacionit të Komunës së Çairit.

Përmes këtij donacioni, shkolla është pajisur me një kabinet modern të informatikës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe avancimin e procesit arsimor.përcjell Ora24

Mexhiti ka theksuar se investimi në arsim, dije dhe teknologji është investim në të ardhmen e gjeneratave të reja, duke nënvizuar se solidariteti me shqiptarët e Preshevës duhet të dëshmohet përmes veprave konkrete.

“Çairi pranë Preshevës, sepse bashkëpunimi dhe solidariteti na bashkojnë!”, ka shkruar Mexhiti./Ora24

Screenshot

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit