Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë të vështirë ekonomike dhe financiare, ndërsa ka theksuar nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ahmeti deklaroi për ora24.tv se ekonomia dhe financat e shtetit janë në krizë, duke iu referuar edhe paralajmërimit të kryeministrit se vendin e presin vite të vështira.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të avancuar çështjet që presin zgjidhje politike dhe ligjore, si dhe për të krijuar një vizion dhe siguri për qytetarët shqiptarë prononcoi Ahmeti për ora24.tv
Ai theksoi se vendit i nevojitet një drejtim i qartë për të siguruar mbështetje dhe financa për zhvillimin e tij./Ora24.tv








