Janevska: Mësimi në një ndërrim synon cilësi më të lartë në arsim

Advertisement

Shkup, 18 nëntor – Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi në një ndërrim janë masa për arsim më cilësor, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska duke shtuar se kjo është treguar dhe dëshmuar në vende të tjera të cilat i kanë zbatuar para nesh dhe të cilat kanë mësim në një ndërrim dhe tërë ditor, ndërsa për momentin vende shumë më të pasura dhe më të avancuara se vendi ynë.

 

Pyetjet Janevskës ia parashtroi deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se te ai kanë arritur nga qytetarë dhe mësimdhënës në shkolla, ndërsa paralajmëroi se një varg pyetjesh ministres do t’ia dorëzojë edhe me shkrim.

 

“Për zbatimin e optimizimit dhe mësimdhënies me një ndërrim të vetëm, kemi mbështetje nga UNICEF-i, i cili ka bërë analizë serioze të tepricës së klasave dhe tepricës së mësuesve dhe një plan optimizimi. Reformat në arsim janë të mira dhe Raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2026 e mbështet këtë. E kishit para jush dhe mund të shihnit se kemi një raport relativisht të mirë”, tha Janevska.

 

Në mësimin në një ndërrim kemi gjithsej 1023 objekte shkollore, prej tyre 914 janë objekte të shkollave fillore, ndërsa në 583 shkolla qendrore dhe rajonale ka mësim në 109 objekte. Në 37 nga arsimi i mesëm gjithashtu ka mësim në një ndërrim.

 

“Është e vërtetë që kemi mbyllur rreth 33 shkolla të tjera, sepse nuk ka nxënës të klasës së parë. Por, për t’i socializuar, për t’i inkurajuar të konkurrojnë, për të krijuar lidhje emocionale me ta, për të ulur hierarkinë e grupeve të vogla ku njëri është udhëheqës, të tjerët kanë role të tjera, pra këto janë elementë socialë që fëmijët që mësojnë në grupe të vogla, nëse kalojnë në grupe më të mëdha, do të përfitojnë nga këta elementë socialë. Prandaj, besoj se duhet të vazhdojmë me këtë”, tha Janevska.

 

Ministrja tha se numra konkretë për mësimdhënësit nuk mund të thuhet, por theksoi se është fakt se asnjë mësimdhënës nuk humbi punë, ndërsa nuk do të ketë as transformime.

 

“Në të kaluarën, arsimi, dhe ndoshta edhe disa sektorë të tjerë, shërbenin për të blerë paqe sociale. Fakti është se të gjitha qeveritë në të kaluarën e kanë bërë këtë. Nuk do të ketë transformim, nuk do të ketë punësim përveç aty ku është e nevojshme. Në qytetin e Shkupit kemi nevojë të tillë, por në qytete të caktuara dhe vende të populluara në vend realisht nuk ka nevojë të tillë dhe ne do t’i zëvendësojmë mësuesit në kohën e daljes në pension të mësuesve, ndoshta për ndonjë arsye tjetër nëse ata largohen nga puna”, tha Janevska.

 

Ishte për vizitë në disa shkolla si Balvani i Poshtëm, ku fëmijët u transferuan në shkollë në fshat tjetër në shkollë më të madhe dhe shoqërohen me më shumë fëmijë.

 

“Personalisht e pashë vetë në një bisedë me fëmijët, në një bisedë me mësuesen që erdhi me ta, se ata janë shumë të kënaqur me këtë situatë. Ka edhe disa shkolla të tilla që kam qenë për t’i kontrolluar. Është shumë herët për analiza. Ato duhet të mbarojnë, tamam, me vitin shkollor, në mënyrë që të analizojmë se cili është efekti në aspektin e cilësisë së arsimit”, tha ministri i Arsimit.

 

Janevska përsëri bëri thirrje që fokusi të jetë drejt cilësisë së arsimit duke i përkujtuar deputetët se ligjet për arsimin e lartë nuk janë miratuar.

 

“Ajo që po bëjmë si qeveri, po e bëjmë për cilësi më të mirë në arsim, për cilësi dhe përvetësim më të mirë të njohurive, aftësive dhe kompetencave të fëmijëve. Do ta përsëris se nuk do ta shohim rezultatin vitin tjetër. Do ta bëjmë analizën, do t’i shohim rezultatet pas tetë, nëntë apo dhjetë vitesh”, tha ⁹ministrja e Arsimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit