Zekolli për Ora24: Një moment mund të shpëtojë jetë, promovohet fushata për siguri në komunikacion

Advertisement

Në Shkup është promovuar fushata „A Moment for Life – Një çast për jetën“, që synon ngritjen e vetëdijes për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian, Komuniteti i Transportit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Transportit.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në një deklaratë për Ora24.tv, theksoi se krahas modernizimit të infrastrukturës rrugore, po punohet edhe në implementimin e Sistemit Inteligjent të Transportit.

Ajo apeloi për respektimin e rregullave të trafikut, vendosjen e rripit të sigurimit, kontrollimin e shpejtësisë dhe përdorimin e helmetave mbrojtëse.

„Duhet të sigurohemi që rripi i sigurimit të jetë i vendosur, të kemi kontroll mbi shpejtësinë me të cilën drejtojmë automjetet, si dhe të marrim vendimin për të mbajtur helmetat. Jam shumë serioze dhe e përkushtuar në marrjen e të gjitha masave mbrojtëse, pavarësisht nëse bëhet fjalë për fëmijë apo për cilindo udhëtar“, tha Zekolli për Ora24.

Ajo shtoi se kjo fushatë ka edhe rëndësi të veçantë personale për të, pasi sot bëhen katër vjet nga vdekja e bashkëshortit të saj në një aksident trafiku./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit