Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar pritet të kritikojë ashpër marrëveshjen e Brexit-it, duke deklaruar se vendi ka humbur më shumë sesa ka fituar nga largimi prej Bashkimit Evropian.
“Brexit-i që na u dha nuk ka funksionuar. Kemi humbur më shumë sesa kemi fituar”, pritet të deklarojë Burnham. Fjalimi vjen në prag të samitit Britani e Madhe-BE, që do të mbahet të premten, ku pritet të diskutohen marrëveshje të reja në fushën e ushqimit, energjisë dhe lëvizshmërisë së të rinjve.
Kryeministri do të paraqesë tre kritere për çdo marrëveshje të re me Brukselin. Së pari, ajo duhet të respektojë premtimin elektoral të laburistëve të vitit 2024 për të mos u rikthyer në tregun e vetëm, bashkimin doganor apo lirinë e lëvizjes.








