Foshnja njëvjeçare dërgohet në spitalin e Kumanovës me shenja helmimi nga ilaçet

Advertisement

Një fëmijë njëvjeçar nga Kumanova është dërguar mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me shenja helmimi nga ilaçet.

Sipas informacioneve të policisë, rasti është denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë nga personeli i spitalit.

“Në orën 22:18, në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata ishte sjellë një fëmijë njëvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar nga ilaçet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç informon tvfesta, për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat fëmija ka rënë në kontakt me ilaçet, si dhe gjendja e tij aktuale shëndetësore.

Rastet e helmimit te fëmijët e vegjël vazhdojnë të jenë shqetësuese, ndërsa sipas raportimeve, kohëve të fundit janë regjistruar raste të helmimit nga detergjentët, holluesit, ilaçet dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit