Mbi 1,1 milion turistë vizituan Maqedoninë deri në shtator, rriten edhe netqëndrimet

Advertisement

Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 1,1 milion turistë deri në shtator të këtij viti, ndërsa numri i netqëndrimeve është afruar në tre milionë.

Sipas të dhënave statistikore, vetëm në tremujorin e tretë janë regjistruar 35.000 turistë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe 110.000 netqëndrime shtesë. Rritja në të dy treguesit është mbi 6 për qind.

Kryeministri Hristijan Mickoski i cilësoi rezultatet si pozitive, duke theksuar se objektivi fillestar i Qeverisë prej një milion turistësh dhe tre milionë netqëndrimesh pritet të tejkalohet.

Sipas tij, trendi i rritjes së turizmit paraqet një kontribut pozitiv për ekonominë dhe qytetarët.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit